Aktori i njohur Zac Efron ‘çmendi’ fansat me trupin e tij muskuloz teksa ndodhej në pushime në Francë.

35-vjeçari, i cili kohët e fundit mori vëllain dhe motrën e tij të vogël në një cirk në qytetin e tij të lindjes, San Luis Obispo, dukej se po kalonte një kohë të mirë në jaht me miqtë e tij më të ngushtë.

Ai tregoi format e tij trupore me muskuj ndërsa ishte pa këmishë dhe kishte veshur një palë pantallona plazhi ngjyrë blu.
Aktori e kombinoi pamjen me një palë syze dielli, teksa dukej se po shijonte pushimet në jahtin e tij luksoz.

Në njërën nga fotot duke qartë Zac i cili po bënte një dush në jahtin e tij luksoz.

© Panoramaplus.al

