Remo Girone, i njohur për publikun shqiptar për rolin e tij si Tano Cariddi në prodhimin kinematografik “Oktapodi” (La Piovra), ndodhet në Shqipëri.
Aktori mësohet se ka ardhur për një projekt në vendin tonë, me ftese të regjisorit Namik Ajazi.

Bashkëshortja e këtij të fundi, ish-deputetja Majlinda Bregu, ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale, në një prej të cilave shfaqet krah aktorit.
“Tano e’ solo di Tano” – thoshte Tano Cariddi?.Remo Girone eshte kaq mik sa na vjen keq ta kujtojme si Tano Cariddi.? ”Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” ???. 4 foto @xhodihysa ne vend te Mireseardhjes per aktoret italiane qe do te interpretojne krahas aktoreve shqiptare. #RemoGirone, #VictoriaZinny, #NinoCeleste, @aiello.beatrice @martagastini. P.s postimi pa leje nga #NikoAjazi?”, shkruan Bregu në komentin që shoqëron fotografitë.


