26 Shkurt, 2022

FOTO/ Ylli i njohur televiziv ‘shndërrohet’ në meme në rrjetet sociale pasi imitoi Presidentin rus, Vladimir Putin


Kerry Katona u bë virale gjatë ditës së djeshme në rrjet pasi ju bëri thirrje të gjithë publikut t’i jepnin një thirrje Vladimir Putin lidhur me luftën ndaj Ukrainës.

Kjo sepse ajo bëri një mimikë duke u përpjekur të imitojë presidentin rus, duke shkaktuar trazira në rrjet.

Videoja e saj u bë publike menjeherë në rrjete sociale, dhe ndjekësit u shprehën se Kerry gjithmonë ka dalë në mbrojtje të njerëzve dhe me bindje mund të konsiderohet si një “Winston Churchill” i këtij brezi.

Sidoqoftë, kjo fotografi ishte shkëputur nga një fragment i episodit “Celbs Go Dating”, ku ajo ishte e ftuar në një program për të dhënë intervistë.

Një burim tha se ajo e kishte bërë vetë të tillë foton pasi ndau me ndjekësit në Instastory një thënie që thoshte:”Jo Luftë”.

© Panoramaplus.al