28 Gusht, 2023

FOTO +VIDEO/ Greta Koçi në një pritje të ëmbël? Ja detaji që ngriti dyshimet


Këngëtarja e njohur Greta Koçi dyshohet se mund të jetë në një pritje të ëmbël.

Shkak i këtyre aludimeve, janë bërëdaljet e fundit të artistes e cila shfaqet e veshur më sportive ose me veshje të gjëra.

Madje në disa video të cilat qarkullojnë në rrjet, teksa këngëtarja këndonte në një dasmë, vihet re që pjesa e barkut duket pak e fryrë. Madje këtë gjë e kanë vënë re dhe vetë fansat e artistes, të cilët shprehen se ajo është në pritje të ëmbël dhe nuk ngurojnë të shprehin urimet e tyre.

 

@greta_koci Vellai dhe motra ❤️? Kenaqesi te jem pjese e ketyre momenteve ? #gretakoci #albania #fyp #motraime #moter #vella #vellamoter #dasem ♬ original sound – Greta Koci

Kutojmë se para disa kohësh, këngëtarja tregoi se është e martuar me partnerin e saj prej 4 vitesh tashmë.

Sa i përket dasmës, këngëtarja u shpreh asokohe se dëshiron të bëjë diçka simbolike dhe se shumë shpejti do ta shohim me vello.

Greta rrëfeu se partneri i saj është shqiptar dhe punon si inxhinier dhe të dy jetojnë në Amsterdam, por nuk dha shumë detaje rreth tij pasi dëshiron ta mbajë sa më diskrete jetën personale.

“Nuk kam bërë dasmë, besoj se duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat dhe pse jo në një të ardhme të afërt do të doja të bëja diçka simbolike. Kam dashur që ta mbaj gjithmonë private këtë pjesën e familjes, bashkëshortit, duke qenë se ai është një person që nuk i përket botës së shoëbiz, kam dashur të jem më diskrete. Por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur, e qetë”- tha ajo teksa ishte e ftuar në ‘Kurthin e Piter Pan’, duke mos lënë pas edhe dëshirën për të pasur një fëmijë në të ardhmen.

 

© Panoramaplus.al