Victoria Beckham dhe Lionel Messi së fundi janë përballur me një incident teksa po festonin fitoren e Inter Miam në një restorant në Miami.

Një klient është sulmuar nga sigurimi i lokalit, pasi dyshohet se ai po përpiqej që ti bënte një foto Lionel Messit dhe Beckham, ndërsa kjo e fundit e frikësuar nga ngjarja vrapoi drejt vajzës së saj Harper.

Në fotot që po bëjnë xhirone rrjetit, një burrë i paidentifikuar me fytyrë të përgjakur tregoi se sigurimi e nxorri jashtë dhe e goditi në fytyrë pasi dyshonte se ai po përpiqej ti bënte një foto futbollistit.
“Ata me sulmuan vetëm sepse djali im po më bënte një foto me bashkëshorten time, jo me Beckham apo me Messin. Ishe një gjë familjare”, u shpreh i lënduari.

Nga ana tjetër një grua tha: “Ai është një burrë familjar, duke festuar ditëlindjen e 21-të të vajzës së tij.”
Ndërsa një përfaqësues i restorantit Gekko, i cili është në pronësi të Bad Bunny dhe David Grutman, deklaroi për Page Six se burri ishte i dehur dhe u bë “agresiv”.
“Ai ishte i dehur dhe po fotografonte njerëzit e tjetër, ndërsa iu kërkua të ndalonte por vazhdoi të bënte foto dhe sigurimi e nxorri jashtë lokalit dhe më pas u bë agresiv”, tha përfaqësuesi.
© Panoramaplus.al
