Vajza e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka duket se ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të bërë pushimet e saj verore.

Së fundmi në rrjet, po qarkullojnë disa foto të Ivankës e cila shfaqet në ambientet e një hoteli në Sarandë, teksa shfaqet e veshur me një fustan të gjatë blu dhe në dorë mban një kapele të madhe verore.
Ka qenë mikesha e Trump, e cila ka shpërndarë fotot e kësaj të fundit.


