26 Korrik, 2022

(FOTO) Ujë dhe sapun/ Pas problemeve në fytyrën e saj, Loredana Zefi guxon sërish


Ndonëse është akuzuar shpesh për operacione plastike, Loredana Zefi nuk e ka kompleks të shfaqet ujë dhe sapun.

Reperja pa frikë tregon për mbi 3 milion ndjekësit në Instagram, defektet në fytyrën e saj. Loredana, së fundmi po shijon pushimet me vajzën e saj Hana në Greqi. Të shumta kanë qenë imazhet e ndara në rrjetet sociale. Ku ndër to edhe një foto e Zefit pa filtra dhe make-up.

“Një shpirt i lumtur në Greqi”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit të hedhur në InstaStory.

Më herët, po në Instagramin e saj Loredana ndau me të gjithë diçka që e shqetësonte në fytyrën e saj.

Përmes mbishkrimit që kishte vendosur në foto reperja shpjegonte se qukat po bëhen më të bezdisshme për të pasi po përhapen dhe zmadhohen më tepër.

“Qukat e mia po zmadhohen”, -shkroi Loredana.

Loredana është ndër reperet shqiptare më në zë në Europë. Përveç muzikës ajo ka bërë bujë ndër vite edhe për jetën personale. Flasim këtu për lidhjet dhe ndarjet me Mozzik, me të cilin ajo ka edhe një vajzë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik në verë.

Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja shkruante do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.

© Panoramaplus.al