24 Maj, 2023

FOTO/ U tha se marrëdhënia e tyre ishte në krizë, Jennifer Lopez dhe Ben Afflek tregojnë të kundërtën. Çifti shfaqen më të lumtur se kurrë në rrugët e Los Angelosit


Prej disa kohësh Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po përfliteshin se martesa e tyre ishte në krizë. Madje pak ditë më parë një video e dyshes bëri xhiron e rrjetit ku Affleck shihej duke përplasur derën e makinës pasi këngëtarja hyn brenda dhe ky vepim i tij solli shumë komente negative në rrjet dhe gjëja e parë që u mendua është se aktori është lodhur nga lidhja.

Një tjetër episod që shtoi dyshimet se çifti është në krizë ishte kur Affleck nuk dukej në humor shumë të mirë  gjatë premierës së filmit më të ri të JLO, “The Mother”.

Në një moment, Beni duket më i shqetësuar se zakonisht dhe i bërtet Jennifer Lopez-it para të gjithëve. Ata ishin në tapetin e kuq kur u grindën dhe pamjet bënë bujë në internet.

Por së fundmi çifti duket se ka hedhur poshtë çdo thashethem që qarkullloi për ta pasi ata u panë teksa po shëtisnin rrugëve të Los Angeles-it krahë njëri-tjetrit. Affleck dhe Lopez kapeshin për dore, buzëqeshnin dhe putheshin në çdo çast dhe të dy dukeshin shumë të lumtur.

© Panoramaplus.al