8 Korrik, 2023

FOTO/ U tha se kishte probleme me drejtësinë, Luiz Ejlli bën reagimin ‘epik’


Gjatë ditës së sotme në rrjet u përfol se Luiz Ejlli kishte disa disa probleme me drejtësinë.

Në media u përfol se teksa këngëtari ndodhej brenda “Big Brother Vip Albania” nga jashtë ende ka të hapur një betejë ligjore me drejtësinë, nisur në qytetin e Lushnjës dhe proces që vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore dhe shkrirjes së gjykatës e prokurorisë në Lushnje.

Mirëpo këtyre spekulimeve, Luizi i ka dhënë një kundërpërgjigje.

Me anë të një postimi në InstaStory, fituesi i “BBVIP” ka ironizuar në mënyrën e tij:

“Lushnja u mërzit kur morën vesh se do të këndoja në Shkodër para se të këndoja tek njerëzit e gruas”, ka shkruar krahë fotos që është kapur gjatë momentit kur ai u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP.

© Panoramaplus.al