23 Gusht, 2023

FOTO/ U ndanë disa vite më parë, por a është tatuazhi i ri i Angelina Jolie një dedikim për Brad Pitt?


Aktorja e njohur Angelina Jolie i ka shtuar koleksionit të saj të tatuazheve edhe dy të rinjë në gishtat e mesëm.

Ndonëse ajo nuk e ka bërë publike se çfarë ka shkruar në tatuazhin e ri, sipas fansave ai është një dedikim për ish-bashkëshortin Brad Pitt.

Artisti i famshëm i tatuazheve MR.K, teksa postoi një foto të duarve të Jolie zbuloi se ajo ka bërë një tatuazh në dy gishtat e mesit, duke fshehur atë që 48 -vjeçarja kishte shkruar.

Krahas fotos ai shkroi: “Ende nuk mund ta besoj që unë në fakt e kapa nga dora dhe i bëra tatuazh. Mendoni se çfarë shkroi ajo në gishta?”

Menjëherë pas postimit kanë reaguar fansat, ku një prej tyre shkroi: “Had A \ Brad Time”, teksa një tjetër tha: “F**k you”.

Megjithatë akoma nuk dihet nëse tatuazhi i ri i aktores është dedikim për ish-bashkëshortin, apo jo.

© Panoramaplus.al