14 Shtator, 2023

FOTO/ U martuan disa muaj më parë, por çfarë raportesh ka Luiz Ejlli me shoqet e Kiara Titos?


Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u njohën dhe kurorëzuan me martesë dashurinë tyre brenda “BBV”.

Shpesh herë këngëtari shkodran ka treguar se ruan marrëdhënie të mira me familjarët e bashkëshortes.

E teksa është shumë aktiv në rrjetet sociale, ish-banori ndan me ndjekësat momente nga përditshmëria e tij.

Së fundmi përmes një postimi në Instagram ka treguar edhe marrëdhënien me shoqet e Kiarës.

Ai ka publikuar në InstaStory një video të mikes së bashkëshortes, Liesës teksa kjo e fundit po dëgjonte këngët e tij, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Ju përshëndes me kunatën”, duke treguar kështu që Luizi ka një raport të mirë me shoqet e bashkëshortes së tij.

 

 

 

 

 

 

 

© Panoramaplus.al