“Armiq” të betuar por disa muaj më parë ata ulën ‘gjakrat’ dhe u bënë të pandashëm.

Bëhet fjalë për Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy dhe tashmë mikun e tij më të mirë Stresin.
Ky i fundit ishte një ndër artistët e ftuar në koncertin e Noizyt “Alpha Show 2”.
Mirëpo dy reperat i zhgënjyen publikun pasi ata nuk mundën që të performonin së bashku si pasojë e një difekti teknik që pësoi Stresit.
Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga fansat e tyre, te cilët e ‘kryqëzuan’ në rrjet interpretuesin e hitit “Mos ma luni gocën.”
Megjithatë së fundmi Stresi ka postuar në InstaStory një video nga prapaskenat e koncertit ku duket qartë që reperi ka pasur një difekt teknik dhe si pasojë e tij ai nuk ka mundur që të performojë në skenë me Noizyn.
“Tani lehni si qeni o ziliqar ahahahahaha. Po s’ka problem, ju vazhdoni e folni unë kam disa punë të tjera“, ka shkruar Stresi teksa në fund ka vendosur një emoj parash.

© Panoramaplus.al

