29 Gusht, 2023

FOTO/ Teksa shijon pushimet, Arbana Osmani ndan momentet e ëmbla me dy të vegjlit e saj


Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura nga publiku shqiptar.

Disa muaj më parë ajo e kurorëzoi me një dasmë private në Toscana të Italisë lidhjen disa vjeçare me partnerin e saj Eduart Grishaj.

Dyshja kanë sjellë në jetë dy fëmijë së bashku, Diellin dhe Zoin, ndërsa Arbana ka edhe një djalë tjetër nga martesa e parë, Jonin.

E teksa e gjithë familja ndodhet me pushime në jugun e Shqipërisë, ditën e sotme Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente të ëmbla me dy fëmijët e saj.

Moderatorja ka publikuar një video të ëmbël krah të voglës së saj Zoit, por pa zbuluar portretin e saj, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Po ku na lenë rradhë çunat.”

Shpesh herë në postimet që ajo bën në rrjete sociale na ka treguar se pavarësisht angazhimit në punë moderatorja është një nënë e përkushtuar për fëmijët e saj.

Arbana gjithashtu ka postuar në Instagram një foto e përqafuar me Diellin, i cili na i “shkriu” zemrat me përqafimin e tij të ngrohtë.

Megjithëse i publikon herë pas here të vegjëlit, ajo kujdeset të mos e tregojë portretin e Diellit dhe Zoit, kjo ndryshe nga Joni të cilin jemi mësuar duke e parë që në moshë të vogël.

 

 

© Panoramaplus.al