Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka përfunduar sezonin e suksesshëm me koncertet verore dhe tashmë po shijojn pushimet e saj verore.

E teksa artistja ka zgjedhur Greqinë si destinacionin për tu relaksuar, duket se këto pushime ajo po i bën së bashku me partnerin e saj të ri.
Së fundmi Dafi ka publikuar disa imazhe ku shfaqet e veshur me rrobabanjo në një jaht, ndërsa në fotoalbum shfaqej dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji.

Kujtojmë se pak kohë më parë këngëtarja u përfol se kishte nisur një romancë me biznesmenin Kreshnik Gjergji, dhe me një postim në Insastory ajo i dha fund zërave duke konfirmuar romancën e saj të re.
Dafina publikoi fillimisht nje foto ku shfaqej e përqafuar me biznesmenin të cilit nuk ia bëri të ditur identitetin
Por nuk vonoi shumë dhe ajo publikoi foton e plotë duke konfirmuar kështu romancën e saj më të re. Madje më parë Dafina kishte publikuar dhe disa foto po tek i njëjti vend ku ka pozuar me partnerin, teksa krahas tyre ajo vendosi mbishkrimn: “Date Night”.


