14 Gusht, 2023

FOTO/ Të përqafuar dhe më të lumtur se kurrë, Lorenc Hasrama zbulon për herë të parë imazhin e vajzës që i ‘rrëmbeu’ zemrën


Këngëtari i njohur Lorenc Hasrama prej kohësh ka rrëfyer se është në një lidhje dashurie, por pa bërë të ditur identitetin e partneres.

Disa ditë më parë në rrjet qarkulluan disa foto të dyshes duke shijuar pushimet së bashku në në plazhin e Borshi, teksa vajza misterioze nuk dukej qartë.

Mirëpo së fundmi artisti ka vendosur që të bëjë publike imazhin e vajzës që i ka rrëmbyer zëmrën.

Ai ka publikuar në InstaStory disa foto me të dashurën, ndërsa tregoi edhe imazhin e saj.

Çifti dukeshin shumë të lumtur teksa ishin të përqafuar me njëri-tjetrin.

© Panoramaplus.al