29 Gusht, 2023

FOTO/ Të përqafuar dhe duke kërcyer në mënyrë sensuale, Angela Martini publikon pamjet ‘”hot” nga pushimet me partnerin


Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini e cila prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shijon pushimet së bashku më partnerin e saj, Dragos Savulesvu.

Ishulli grek, Mykonos është destinacioni i preferuar i çiftit.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka ndarë me fansat momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi modelja ka publikuar një video në InstaStory, teksa shfaqej duke kërcyer në mënyrë sensuale me partnerin e saj.

Të përqafuar dhe me sytë që iu shkëlqenin dyshja dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Kujtojmë që vetëm në vetëm dy vite më parë Angela dhe Dragos u bënë prindër për herë të parë së bashku, ndërsa sollën në jetë një djalë përmes një nëne surrogate.

 

 

 

© Panoramaplus.al