Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri prej kohësh është në qendër të vëmendjes së medias rozë, ku shkak është bërë romanca me biznesmenin Kreshnik Gjergji.

Së fundmi Dafina ka postuar në InstaStory një foto romantike dorë për dore me shpirtin e saj binjak.

Edhe disa ditë më parë këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale një foto me partnerin e saj teksa apo shijonin pushimet së bashku në Greqi.

Kujtojmë që Dafina iu dha fund zërave teksa fillimisht publikoi një foto ku shfaqej e përqafuar me biznesmenin të cilit nuk ia bëri të ditur identitetin
Por nuk vonoi shumë dhe ajo publikoi foton e plotë duke konfirmuar kështu romancën e saj më të re. Madje më parë Dafina kishte publikuar dhe disa foto po tek i njëjti vend ku ka pozuar me partnerin, teksa krahas tyre ajo vendosi mbishkrimn: “Date Night”.

© Panoramaplus.al

