29 Gusht, 2022

FOTO/ Të gjithë e ngatërruan me Donald Veshajn, kush është këngëtari që ndodhej pranë Bora Zemanit


U desh ‘Sunny Hill Festival’ që Bora Zemani dhe Donald Veshaj të ‘konfirmonin’ rikthimin e tyre.

Shfaqja e tyre në një event të tillë publik krah njëri-tjetrit mund të merret si një shenjë që ato kanë vendosur që të mos fshihen më nga syri i publikut.

Ishte Semi Jaupaj ajo që postoi foton që trazoi rrjetin ku duken të tre se bashku krahë njëri-tjetrit.

“Shokë përgjithmonë”– shkroi këngëtarja krahas postimit.

Bora ka publikuar së fundmi një foto-album përgjatë mbrëmjes së Sunny Hill ku shfaqet pranë miqve të saj dhe në mes të tyre gjendet dhe këngëtari Sardi Strugaj të cilin të gjithë e ngatërruan me Donaldin. Kjo mund të vihet re nga tatuazhet që këngëtari ka në dorë… ato nuk janë të njëjta si të aktorit.

Në foton e publikuar këngëtari shihet pranë moderatores dhe pse fotoja nuk është e qartë pasi Sardit i duket vetëm një pjesë e fytyrës së tij, aritisti ka një ngjashmëri të madhe me aktorin e humorit.

“Qiqra në hell”- shkroi moderatorja kahas fotove. Sakaq ndjekësit kanë ‘shpërthyer’ në reagime nga më të shumtit në sektorin e komenteve, ku disa kanë mbajtur anën e Beatrix ndërsa të tjerë mezi prisnin rikthimin e çifit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Kujtojmë se Romeo dhe Donald Veshaj performuan në skenën e Festivalit edhe këngën e tyre më të re që pritet të lançohet më 1 shtator.

Nuk është surprizë tashmë të themi, që edhe kjo këngë është një dedikim i aktorit për moderatoren.

“Shoh mesazhet e vjetra e me vete qesh si idiot, mos fol ti të kuptoj më mirë me sy se me fjalë, a po vjen lëri krejt, lëri llafet, lëri njerëzit, unë para teje i lë krejt mos u nervozo, nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë.”– ishin disa nga vargjet e këngës që lidhen me historinë e Donaldit me Borën.

Ndërkohë siç duket, Bora Zemani e ka shijuar këtë këngë bashkë me të pranishmit si publik i “Sunny Hill”. Të shumta kanë qenë edhe videot në rrjete sociale ku duken binjakët Veshaj duke preformuar këngën “Hesht”.

Rikujtojmë  se që pas daljes nga ‘Big Brother VIP’, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre.

Ai i kërkoi publikisht falje Borës teksa shkroi edhe një dedikim për të duke shprehur ndjenjat e tij e duke kërkuar rikthimin. Më pas dyshja u “kapën mat” në eventin e modës të Valdrin Sahitit, si dhe nuk kanë munguar foto të dyshes duke bërë shopping jashtë Shqipërisë.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk foli hapur publikisht për thashethemet se ishin ribashkuar. Vëmendje mori gjithashtu veshja e Donaldit gjatë puntatës së fundit të emisionit të tij “Më lër të flas.” Si zakonisht aktori i humorit ishte veshur sportiv, me pantallona dhe një bluze të zezë.

Është pikërisht ky detjai që nuk iu shpëtoi fansave. Bluzja e veshur nga Donaldi atë puntatë, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.

© Panoramaplus.al