Prej dy ditësh Liam Osmanit i kan humbur disa gjëra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa ai ka vendosur që të marrë “hak” ndaj disa banorëve.

Ditën e sotme ai ua ka hedhur në pishinë valixhet me rroba disa banorëe, duke thënë që iu la dy ditë kohë për t’ia rikthyer gjërat personale që konkurrentët ia kanë fshehur.
“Po deshe lufto për valixhet por deshe lëre se s’ma ndjen fare. Ju lash dy ditë të fleni gjumë dhe unë doja gjërat e mia, të prisja thonjtë. Që të kuptojnë se çfarë është respekti. Kam 16 orë që iu them mi nxjerrni gjërat”- tha ai.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

