20 Gusht, 2023

(FOTO)/ Si sot 3 vite më parë”- Olta Gixhari bëhet nostalgjike, kujton kohën kur ishte shtatzënë!


Aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Olta Gixhari ka publikuar një foto para pasqyrës ku duket me barkun e rrumbullakosur.

Duket se Olta u kthye pas në kohë duke treguar se fotoja ishte bërë një ditë para se djali i saj, Amari të vinte në jetë.

“Si sot 3 vite më parë, 1 ditë para se të lindë Amar”- shkruan aktorja krahas fotos.

Marrëdhënia e Oltës me të birin është shumë e ëmbël, kujtojmë që Amari ishte arsyeja pse Olta la në mes rrugëtimin e saj drejt finales së “Big Brother” ku një numër i madh ndjekësish të programit e konsideronin fituese.

Sakaq Olta nuk harron kurrë të ndajë momente të ëmbla me djalin e saj i cili i ngjan shumë.

.

 

© Panoramaplus.al