Harry dhe Meghan, të gatshëm për një jetë të re në Kanada, duket se janë në kërkim të folesë së përsosur të dashurisë.
Gjetja e një shtëpie që mund të konkurrojë me Frogmore Cottage nuk është aspak e thjeshtë, por asgjë nuk është e pamundur për Dukeshën e Sussex.

Shtëpia që ajo dëshiron është plot 640 metra të ndarë në 4 kate, 6 dhoma gjumi, 5 banjë, një suitë për mysafirë, kopsht pa fund dhe një pamje nga oqeani të lë pa frymë. Kostoja? Flitet për rreth 35.8 milion dollarë, në zemër të Miles Golden, në Vancouver.









