22 Korrik, 2022

(FOTO) Shqipëria mbetet mbrapa/ Nuk po flasim për 100 mijë euro, zbulohet çmimi i madh i “Big Brother Vip Kosovë”


Siç dihet tashmë Big Brother Vip do të realizohet edhe në Kosovë këtë sezon të ri televiziv.

Puna ka nisur dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë, konkretisht në muajin shtator. Gjatë ditës së djeshme, prezantuesi i këtij spektakli, Alaudin Hamiti ngacmoi ndjekësit në rrjetet sociale, duke i pyetur se sa mendonin se do të ishte çmimi i madh për fituesin e këtij reality-show, duke mos zbuluar asgjë.

Mirëpo gjatë ditës së sotme, moderatori nuk e ka lënë publikun pezull dhe ka zbuluar shifrën marramendëse që do të marrë në shtëpi fituesi i ardhshëm i BBVK.

Po flasim jo 100 mijë, por plot 200 mijë euro.

Deri më sot, formati “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34,000 episode, 8,500 banorë të përfshirë në format.

Në Shqipëri janë realizuar 9 edicione të formatit klasik dhe një në versionin VIP. Është paralajmëruar se edicioni i dytë VIP do nisë në dhjetor.

© Panoramaplus.al