Kaljari është një prej ekipeve më aktive në merkaton verore të transferimeve të futbollistëve. Në Sardenjë kanë zbarkuar lojtarë të rëndësishëm ku përmendim Naingolan dhe Rog, të ardhur nga skuadra të mëdha si Interi e Napoli.

Një tjetër element që ka firmosur për ishullorët është edhe argjentinasi Nahitan Nandez, i transferuar nga Boka Juniors.

Por mesfushori nuk ka zbarkuar i vetëm në shtetin fqinj, pasi bashkë me të është edhe e fejuara e tij seksi, Sarah Garcia, e cila me sa duket do ta rrisë ndjeshëm kualitetin në tribunën VIP të stadiumit.

/PANORAMASPORT.AL/
© Panoramaplus.al
