Këngëtarjame origjinë shqiptare Rita Ora, njihet për stilin e saj të veçantë dhe shpesh herë të guximshëm. E së fundmi këngëtarja ka tërhequr vëmendjen në Javën e Modës në Paris Azzedine Alaïa me daljen e saj.

32-vjeçarja kishte veshur një fustan të zi me dantellë, me mëngë të gjatë dhe i mbyllur deri në pjesën e qafës. Mirëpo Rita kishte vendosur që në fustanin, i cili ishte komplet i tejdukshëm të mos vishte asgjë në pjesën e sipërme, duke zbuluar gjoksinn, ndërsa poshtë dukeshin të brendshmet e zeza.

Ora e kombinoi fustanin një palë taka të gjata dhe të zeza si ngjyra e saj.

Këngëtarja e “Poison”, e cila njihet për stilin e saj seksi foli për mënyrën sesi femrat e famshme “trajtohen ndryshe” gjatë kopertinës për revistën Glamour UK në fillim të këtij viti.
“E kam pasur gjatë gjithë karrierës time: të gjykojnë njerëzit se çfarë vesh, duke thënë: ‘A mos është ajo shumë e zhveshur?’ Ose, ‘A mund të thotë ajo gjëra të tilla?’ Më duket jashtëzakonisht mizogjene,” tha ajo.




