Rita Ora, është një ndër këngëtaret më të dashura mbarë botën. Ylli me origjinë shqiptare është goxha aktive në rrjetet sociale ku ndan për ndjekësit e saj foto nga më të ndryshmet.

Dhe së fundmi, Rita ka publikuar disa imazhe ku shfaqet mjaft sensuale. Me një fustan ngjyrë rozë të lehtë dhe një palë sandale ngjyrë lejla, e shtrirë në divan, këngëtarja mori komplimenta nga më të shumtat por komenti i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte i mamasë së saj, Vera Orës.
“Me këpucë në vidan, nuk dëgjon”- komentoi ajo, ku i bashkangjiti dhe disa emoji duke qeshur.

Kujtojmë se Vera Ora ishte e ftuar disa muaj më parë në një intervistë ku foli në lidhje me raportin e saj me Rita Orën dhe fëmijët e tjerë. Duke u kthyer pas në kohë, kur fëmijët e saj ishin ende në një moshë të re, ajo rrëfeu se duke qëndruar në një vend të madh si Londra, në disa raste ka pasur edhe biseda apo debate të ashpra me vajzat e saj. Sa i përket Ritës, Vera Ora tha se ajo është shumë e komunikueshme dhe se shpesh i tregonte “më shumë se ç’duhet.”

“Unë si nënë besoj që nënat e marrin rolin më të rrepta por jo shumë kontrolluese. Unë kam qenë strikte ndoshta, Besniku i ka lazdruar pak më tepër si çdo baba apo e kundërta. Por, po, e kam parë që duke jetuar në Londër në një rreth të tillë, të rrezikuar në atë kohë se di tani si është këtu në komunitet tona.
Por ka pasur raste kur duhet të kisha disa biseda mjaft të ashpra me vajzat. Rita është pak më open më e komunikueshme. Me Ritën pak më tepër (debate), por ajo është shumë e komunikueshme dhe kemi pasur një relacion shumë të mirë. Më tregonte për shoqet, për shokët, ndoshta edhe më tepër se sa duhet”- tha ajo asokohe në një intervistë për “Shqipëria Live.”


