19 Tetor, 2022

FOTO/ Rita Ora shfaq format e saj perfekte trupore teksa bën sërtvitje në palestër


Prej kohësh tashmë, Rita Ora, i mban të përditësuar 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram në rrugëtimin e saj të fitnesit.  

Këngëtarja shfaqi barkun e saj të tonifikuar, teksa ishte e veshur me një kostum ngjyrë rozë neoni dhe një bluzë të shkurtër me kapuç ngjyrë të verdhë.

Ylli i kombinoi me një palë atlete Adidas për stërvitjen dhe i mbante flokët e lidhura bisht.

Rita postoi një foto duke pirë ujë gjatë një pushimi në palestër dhe shkroi: ‘Le të shkojmë!!’.

Rita performoi disa ditë më parë në hapjen e  ndeshjes titan të Australisë me Zelandën e Re në Kupën Botërore të Rugbit për Femra në Auckland.

Dhe ylli ngriti temperaturat teksa ndau në Instagram një sërë fotografish mahnitëse nga prapaskenat nga performanca.

Bukuroshja tregoi trupin e saj të palestruar e veshur me një kostum elegant.

Duke nisur me stil eventin sportiv, ndeshja mes Australisë dhe Zelandës së Re shënoi fillimin e kompeticionit 2021 – i cili u vonua për shkak të pandemisë Covid.

© Panoramaplus.al