6 Gusht, 2021

Foto/ Rita Ora bëhet pjesë e kalendarit prestigjioz, këngëtarja pozon topless brenda një vaske


Rita Ora ka pozuar topless brenda një vaske për kalendarin “Pirelli 2022”. Këngëtarja shqiptare u fotografua nga legjenda e pop-it, Bryan Adams, i cili gjatë dekadës së fundit ka punuar si fotograf profesionist, shkruan “The Sun”.

rita ora (4)

Në një fotografi artistike bardh e zi nga prapaskenat e xhirimit, Bryan shihet duke qëndruar në një cep të tualetit, teksa kërkon këndin përfekt për të shkrepur foton e Ritës. Rita nuk mban asgjë veshur përveçse një palë taka në këmbë.

rita ora (5)

Flokët e artistes duken të lagura dhe në foto ajo mund të identifikohet vetëm nga tatuazhi që ka në krah. Yje të tjerë të përfshirë në kalendarin prestigjioz janë Grimes, Saweetie dhe Iggy.

rita ora (17) rita ora (10)

Detajet rreth kalendarit të ri, të titulluar “On The Road”, janë të pakta për momentin, por Bryan postoi një video të shkurtër në mediat sociale për të treguar se sa i lumtur është që pati mundësinë të përfshihej në këtë projekt.

rita ora (8)

Kalendari u lançua për herë të parë në vitin 1964. Tashmë, ai është kthyer në një calendar prestigjioz në të cilin shumë të famshëm kërkojnë të bëhen pjesë.

rita ora (7)

Rita Ora ka bërë publike lidhjen e saj me regjisorin 45-vjeçar, Taika Waititi pak kohë më parë. Tashmë ata marrin pjesë në çdo event bashkë e duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit edhe pas “skandalit” kur u fotografuan duke u puthur me një person të tretë, me aktoren Tessa Thompson.

rita ora (6) rita ora (2)

rita ora (13) rita ora (6) rita ora (9) rita ora (12) rita ora (16)

© Panoramaplus.al