Dashuria dhe muzika po ecin paralelisht për Donald Veshajn.

Nuk është një sekret tashmë që muza e frymëzimit të aktorit është Bora Zemani. Moderatori duket se e ka marrë seriozisht rrugën e muzikës ku përveç koncerteve po punon edhe në projekte të reja.
Siç është ky i fundit që pritet të lançohet së shpejti.
Me anë të një postimi në Instagram, Donaldi ka ngacmuar fansat duke shkruar një rrjesht nga kënga e re.
View this post on Instagram
“Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”, janë fjalët e Veshajt që menjëherë fansat i kanë interpretuar si dedikim për Borën.

Mirëpo krahas adhuruesve të çiftit Donald-Bora, të cilët plotë bindje thonë që është dedikimi i rradhës për moderatoren, të shumtë kanë qenë edhe komentuesit që e akuzojnë aktorin se për këtë frazë është frymëzuar nga teksti i këngës së Beatrix Ramosajt “Faj”, që kujtojmë ishte një dedikim për Donaldin.
“Sy në sy pa fjalë po më kupton”,-thonte këngëtarja në tekstin e asaj kënge.


Sakaq kujtojmë që Bora Zemani dhe Donald Veshaj po i shijojnë këto ditë së bashku me vëllezërit e tyre në jug të vendit. Ata treguan në rrjetet sociale se ndodhen në jug dhe siç pritej nuk i kanë shpëtuar syrit të njerëzve që i kanë fotografuar bashkë.

‘JOQ’ publikoi dy foto ku në njërën shihet moderatorja e ulur pranë vëllait të saj, Lisienit, dhe vëllait të vogël të Donaldit, Marios. Në foton tjetër ata shiheshin së bashku në një gomone. Bora kishte veshur një palë pantallona të shkurtëra të zeza, bluzë gjithashtu të zezë, teksa mban në kokë një kapele.


