Që nga dita kur ajo ndau lajmin e ëmbël se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, Rihanna është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale.

Pothuajse në çdo fotografi ajo nuk humbet ‘kohë’ për të postuar barkun e rrumbullakosur dhe duket një yll i vërtetë.

Së fundmi, ajo dhe partneri i saj A$AP Rocky udhëtuan në javën e modës në Milano, për pasarelën e “Gucci-t”.

Këngëtarja kishte veshur një palë pantallona lëkure ngjyrë të zeza të cilat i rrinin ngjitur pas trupi, dhe një dekoltë të hapur, që i tregonin barkun e rrumbullakosur.
Rihanna u sigurua që të gjithë të ishin “sy e veshë” te ajo, pasi dritat e kamerave të paparacëve i qëndronin përballë.

Sakaq partneri i saj, kishte zgjedhur pantallona të zeza dhe një xhaketë të errët, si dhe mbante në dorë një valixhe “Gucci”.
Çifti u ul ne radhët e para të sfilatës, ku të dy ata shijuan shfaqjen teksa morën një vëmendje të veçantë nga mediat rozë.

© Panoramaplus.al

