Reperi i njohur shqiptar, Don Phenom është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe partnerja e tij kanë sjellë në jetë një vajzë, ndërsa lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në InstaStory.
Të voglën e tyre çifti e kanë pagëzuar me emrin, Zoya Sterkaj.
“Përshëndetje nga vajza ime e porsalindur Zoya Sterkaj”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë që Don Phenom është baba edhe i një djali i cili quhet Troi.





