“Java e Modës” në Milano është komentuar gjerësisht në mediat rozë, pasi bëri bashkë të gjitha emrat e njohur të showbizit botëror.

Figura të njohura si: Bella dhe Gigi Hadid, Kim Kardashian, Chiara Ferragni, Julia Fox, madje edhe prezantuesja shqiptare, Marina Vjollca e cila u zgjodh si modele e një brandi të njohur Italian.



Ditën e djeshme Julia Fox u fotografua nga paparacët me një veshje të njëjtë si Kim Kardashian.

Një dekolte te hapur në ngjyrë të zezë prej lëkure si dhe një fund të zi që i nxirrnin në pah hiret fëmërore.

Megjithatë, pavarësisht kësaj ‘ngjashmërie’, ajo u shfaq më e lumtur se kurrë teksa bënte fotografi.
Një burim është shprehur se ishte shumë e vështirë që ajo dhe Kim të mos takoheshin së bashku, por pas përfundimit të sfilatës ylli i “The Keeping up with the Kardashians”, udhëtoj së bashku me ekipin e saj drejt Los Angelos.
Ju rikujtojmë se Julia së fundmi kishte filluar një romancë të re dashurie me Kanye West, ish bashkëshort e Kim, por si duket gjërat nuk shkuan ashtu si duket pasi dyshja janë ndarë.

Para disa ditësh, Kanye u footgrafua në shoqërinë e një tjetër vajze, që I ngjasonte shumë Kim, duke u përfolur gjatë në mediat rozë.
© Panoramaplus.al

