18 Tetor, 2023

FOTO/ “Po shkalloj…”- Klea Hutës i ndodh e papritura dhe iu kërkon ndihmë fansave!


Klea Huta mbrëmjen e djeshme ka qenë shumë e shqetësuar për shkak të një karte që ka gjetur në telefonin e saj të cilin e ka blerë dy vite më parë në Amerikë.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo i ka pyetur fansat e saj se nëse kanë dijeni se për çfarë mund të jetë kjo kartë.

Ndihmë se po shkalloj. Kam vetëm dy vjet që e kam blerë këtë telefon. Në Amerikë kam qenë para 6 vitesh”, tha Klea.

Megjithëse ndjekësit i sqaruan asaj se gjithmonë kur blen një telefon në Amerikë ai vjen i shoqëruar me një kartë, Huta ende nuk është bindur.

 

 

© Panoramaplus.al