Ikona e muzikës pop, Madonna është në një gjendje më të mirë shëndetësore.

Ajo së fundmi ka publikuar në rrjetet sociale foton e parë pasi u shtrua në spital një muaj më parë për shkak të një ‘infeksioni të rëndë bakterial’.
64-vjeçarja ka postuar në Instagram një foto të një vajze të lumtur e cila me një buzëqeshje në fytyrë po përqafon një buqetë me trëndafila rozë në formën e zemrës.
“Një trëndafil i vetëm mund të jetë kopshti im. Një mik i vetëm bota ime.” Faleminderit”, ka shkruar ajo krah fotos.

Gjithashtu ajo postoi në InstaStory një foto të saj duke përqafuar një arush.

Kujtojmë që prej kohësh Madonna ka qenë në një gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa ishte menaxheri i Guy Oseary, i cili konfirmoi lajmin se si pasojë e një infeksioni të rëndë bakterial këngëtarja ishte shtruar në spital.
“Të shtunën, më 24 qershor, Madonna pësoi një infeksion të rëndë bakterial i cili çoi në një qëndrim disaditor në ICU. Shëndeti i saj po përmirësohet, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfhsin turneu.”- shkroi Oseary në Instagramin e tij.
© Panoramaplus.al

