26 Korrik, 2023

FOTO /Përfundoi në urgjencë në orët e vona të mesnatës, ja çfarë i ndodhi Agron Llakës: Erdhi një nga këta ‘të fortët’ dhe…


Agron Llaka është një ndër aktorët më të dashur nga publiku shqiptar për gallatat dhe humorin që bën.

Mirëpo mesa duket humoristi nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore pasi mbrëmjen e djeshme për disa orë rradhazi ai ka qëndruar në urgjencën e spitalit QSUT në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Agroni teksa ka postuar një foto në Instagram, ndërsa krahas saj ka treguar një ngjarje të sikletshme me të cilën ai është ndeshur.

Halli e deshi të shkoja për disa orë të mira në urgjencë..,në holl dhe dhoma shumë njerëz, pesëfishi i pacientëve…,të gjithë kërkojnë ndihmë, mjekë dhe infermiere që nxitojnë, vrapojnë neë ndihmë të të sëmurëve, njerëz që bërtasin në kërkim të ndihmës…,ndërkohë vjen një djalë nga këta të fortët që shoqëronte të atin dhe kërkonte vëmendje me insistim..

I forti: Doktooor?!0oo,eeeej! (vjen doktori)
Doktori: Urdhero përse bërtet?!
I forti: Plasi sytë, po me vdes babai!
Doktori: Nuk vdes babai pa merak, ja të lirohet një shtrat dhe do e shikojmë vec mos bertit?!
I forti: Ore merr vesh ti, me kë flet keshtu e?! Unë të martoj tetem!
Doktori: Dakord! Sherojmë babanë sot dhe nesër martoma ‘tetem’!
(Pas rreth 1 ore i forti me babane u larguan nga urgjenca pasi moren dhe sherbimin)
Halli ndoshta na err2son syte dhe logjiken, por për mua ata mjekë dhe infermiere janë heronj, të mitë, të tuteë dhe tanët.
Kur e pyeta doktorin, se ku e gjen forcën e durimit për atë lloj komunikimi, më tha: Kur futem në punë bëj ndërrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…,se ndryshe do shërbenim me automatik.”, ka shkruar Agron Llaka.

Ndonëse aktori në orët e vona të mesnatës ka përfunduar në urgjencë nuk dihet akoma nëse i ka ndodhur diçka atij apo ndonjë familjari të tij.

© Panoramaplus.al