
E shkuar e harruar historia e tij me Fjolla Morinën.
Fisnik Syla ka konfirmuar zërat se është në një lidhje. Këtë konfirmim biznesmeni ka zgjedhur ta bëjë në rrjetin e tij social Snapchat.
Ai ka publikuar një foto duke drekuar buzë detit me të dashurën e re. Mirëpo vetëm kaq detaje ka ndarë Syla në Storyn e tij në Snapchat. Ai akoma vazhdon ta mbajë mister identitetin e vajzë, të cilës i duket vetëm dora.

Më herët ju kujtojmë që ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës u përfol për një lidhje me moderatoren Ester Bylyku.
Zërat nisën vetëm pak ditë më parë kur Fisniku postoi një video me këngën “Të ka marrë malli” të reperit Stresi. Krah videos ai shkroi: “Tiranase, a të ka marrë malli të më shohësh?”.

Pas këtij postimi, ka ardhur ai i prezantueses, e cila është nga Tirana, Ajo ka ndarë një video me vendndodhjen ‘Belgjikë’, ku qëndron biznesmeni, duke shkruar:“Vij së shpejti tek ti”.

Kujtojmë gjithashtu se Fjolla i dha fund martesës së saj me biznesmenin para disa muajsh. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.


