Gigi Hadid është parë së fundmi duke u larguar nga një festë në Los Angeles të shtunën mbrëma me producentin muzikor Cole Bennett.

Modelja 28-vjeçare dhe producenti muzikor u panë duke u futur në të njëjtën makinë.

27-vjeçari është një producent dhe regjisor muzikor. Ai ka punuar me artistë duke përfshirë Kanye West , Eminem , Wiz Khalifa dhe J.Cole.

Fotot vijnë vetëm një ditë pasi u zbulua se Gigi dhe aktori Leonardo DiCaprio, 48 vjeç, ‘ende flasin’ dhe ‘argëtohen’ së bashku, sipas Us Weekly .
“Leo dhe Gigi flasin me raste, dhe ata e shohin njëri-tjetrin mjaft shpesh sepse udhëtojnë me miqtë e tyre të përbashkët”- tha burimi i brendshëm.

Leo dhe Gigi u lidhën për herë të parë në shtator 2022, kur u panë së bashku në një javë të modës në Nju Jork pas festës.
Insajderët në atë kohë thanë se ata thjesht ‘po njiheshin me njëri-tjetrin’, sipas People . Takimi i tyre së bashku erdhi vetëm një javë pasi ai u nda nga Camila Morrone, e dashura e tij prej katër vitesh.

Në nëntor, ata u panë duke u larguar nga i njëjti restorant – Cipriani, së bashku me shokun e tij.
Deri në shkurt të vitit 2023, u raportua se ata ishin ndarë pasi romanca e tyre ‘fikur’, por dukej se ata ishin pajtuar sërish në mars.
Ata janë parë duke kaluar kohë së bashku në një festë para Oscars.

Në korrik, u raportua se Gigi dhe Leo ishin ‘përfundimisht në një lidhje’ për People.
“Gigi dukej e lumtur, ata padyshim që po takohen. Është gjithmonë shumë e parashikueshme: Leo shfaqet i pari në festa, pastaj Gigi e dyta. Është si një lojë.’

“Për sa kohë që ai është i respektueshëm dhe nuk i shkakton asaj ndonjë dramë, ajo do të vazhdojë ta shohë atë kur të jetë e mundur”, shtoi burimi.
Kujtojmë se Gigi ka dhe një vajzë dyvjeçare me ish të dashurin Zayn Malik. Modelja i dha fund marrëdhënies në tetor të 2021, pas 6 vitesh së bashku.


