
“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”. Ishte ky një përshkrim që Gramos Aliu (Mozzik) vendosi përbri disa fotove që shkaktoi zhurmë në rrjet.

Por mesa duket, gjërat nuk kanë shkuar siç reperi i kishte menduar. Së fundmi, Mozzik ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku njëri ndër to e pyet nëse është single apo në një lidhje.
‘Edhe kjo verë don me na zënë kështu’,-ishte përgjigja e reperit.

Mesa duket, pas ndarjes nga Loredana Zefi dhe fokusimit në karrierë, ta shohim Mozzik në një marrëdhënie tjetër do të marrë kohë.
Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, ndërkohë që kanë edhe një vajzë të quajtur Hana.


