24 Shtator, 2022

(FOTO) Pasi u konfirmua romanca me Leonardo DiCaprio-n, Zayn Malik bën veprimin e papritur për Gigi Hadid


Mesa duket historia e dashurisë mes Zayn Malik dhe Gigi Hadid nuk ka kthim pas dhe këtë e ka kuptuar edhe këngëtari.

Ish-anëtari i One Direction pas thashethemeve se nëna e vajzës së tij po shoqërohet me Leondardo DiCaprio, lëvizi gurët për ta rikthyer sërish marrëdhënien e tyre.

Mirëpo së fundmi duket se ai është dorëzuar dhe ka hequr nga Instagrami Gigi-n, ndërsa modelja vazhdon ta ndjekë akoma ish-partnerin.

Një follow në Instgram tregon shumë në ditët e sotme, madje edhe miq pranë Zayn tregojnë se ai nuk i ka pritur fare mirë lajmet e e fundit për nënën e Khai-t.

Gigi kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pasi përflitet për një romancë me Leonardo DiCaprio. Megjithëse supermodelja 27 vjeçare, dhe fituesi i Oskarit, 47 vjeç, ende nuk e kanë konfirmuar publikisht statusin e tyre të marrëdhënies, një burim tregoi për E! News ku qëndrojnë aktualisht dy yjet botërorë.

“Leo ka pyetur miqtë e përbashkët për Gigi-n dhe dëshiron ta njohë atë. Ata janë shoqëruar disa herë dhe ai është i interesuar”, shpjegon burimi i afërt me aktorin e Titanikut. Megjithatë, siç theksojnë burimet, ata nuk janë në një marrëdhënie “të konsoliduar”. “Gigi po argëtohet me të. Ajo nuk është e interesuar për asgjë serioze”- thotë burimi i brendshëm për Hadid, i cili ndan vajzën 2-vjeçare Khai me ish- Zayn Malik.

© Panoramaplus.al