Teksa ndodhet akoma në spital pasi solli në jetë djalin e saj, Dojna Mema ka pritur një vizitor të veçantë.

Ka qenë pikërisht gjyshi i moderatores që ka vizituar mbesën e tij pasi është bërë nënë. Këtë moment emocionues, Dojna e ka ndarë në Instagramin e saj ku krahas një fotoje ku gjyshi i puth dorën, ajo shkruan: “Nuk kam fjalë për ty gjysh! Nolan Sol pastë zemrën tënde dhe respektin e adhurimin që ke patur gjithmonë për figurën e gruas.”

Kujtojmë që më 20 gusht Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë djalin të cilin e kanë pagëzuar me emrat Nolan Sol Sata.

Në mars, Dojna Mema njoftoi shtatzëninë përmes një videoje në Instagram. Muaj më parë, moderatorja i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi për martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.
Përgjatë përiudhës së shtatëzanisë, Mema nuk është treguar aspak hermetike për publikun ku ka ndarë çdo detaj dhe çdo moment të veçantë në rrjetet sociale. Pak para se të bëhej nënë Dojna ka bërë një rrëfim të rrallë duke zbuluar gjithçka mbi shtatzëninë, raportin me Vlashentin e shumë detaje të tjera. Në një intervistë për ‘Revista Who” moderatorja ka hapur zemrën dhe ka shuar shumë kuriozitete.

Edhe pse zbuloi se nuk e kishin në plan të bëheshin prindër, prezantuesja ka treguar se kur e zbuluan e deshën me gjithë forcën e tyre: “Mendoj vërtet që janë fëmijët ata që zgjedhin prindërit dhe jo anasjelltas. Në rastin tonë, nuk po luteshim për të patur një fëmijë, por kur e zbuluam e deshëm me gjithë forcën tonë. Unë e kam ndjerë që në atë çast edhe gjininë e tij. E dija që ishte djalë. Ka diçka magjike, prej një tjetër bote, në ndjesitë dhe intuitën e një gruaje shtatzënë.”

Duke folur për këtë periudhë 9-mujore, Dojna ka treguar se muajt e parë ishin të lodhshëm duke qenë se drejtonte “Fan Club”, në tremestrin e dytë ka udhëtuar shumë ndërsa sa i përket tremujorit të fundit ka qëndruar në shtëpi.


