Dua Lipa u shfaq së fundmi duke ecur e vetme në rrguët e Londrës e veshur me një palë paliçeta të kuqe.

27 vjeçarja, veshi poshtë një bluzë me vija të kuqe, të bardhë dhe blu teksa po dilte në kryeqytet.
Këngëtarja i kombinoi me një palë Kambale të zeza dhe një çantë të madhe e po të njëjtës ngjyrë. Dua kishte bërë një grim të lehtë dhe kishte vendosur syze të zeza.

Dalja vjen pasi ajo konfirmoi se është single pas një vale thashethemesh se ishte në lidhje me mikun e saj Trevor Noah.
Dyshja u fotografuan së bashku teksa po shijonin një darkë javën e kaluar. Ajo shpjegoi se është “me të vërtetë e mrekullueshme të jesh vetëm” gjatë podcast-it të saj iHeartRadio.

Duke biseduar me Charli XCX në episodin e ri, Dua shpjegoi se kjo ishte hera e parë në ‘vite’ që ajo ka pasur mundësinë të jetë beqare.
“Për mua ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë”, ka shpjeguar Dua.

Dhe vetëm javën e kaluar, këngëtarja ndezi spekulime se ajo ishte në lidhje me Trevorin e Daily Shoë, pasi dyshja dukeshin shumë të afërt gjatë një darke në Neë York.
Dua dhe Trevor u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar gjatë takimit të darkës së tyre në Miss Lily’s, një restorant xhamajkan në East Village.
Më tej Dua u shpreh: ‘Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jem vetëm dhe të mendoj vetëm për veten time dhe të jem mjaft egoiste.’

Ajo vazhdoi duke shpjeguar se vitet e kaluara nuk ka pasur shumë kohë për t’u fokusuar tek vetja, duke shtuar: ‘Kur gjen dikë që të zbut dhe të qetëson vërtet – mendoj se është një gjë e Luanit – kjo bën një dallim të madh.’
Dua i dha fund lidhjes së saj dyvjeçare me Anëar Hadid në dhjetor 2021, e cila erdhi pas një romance pesëvjeçare me Isaac Carew.


