7 Gusht, 2023

FOTO /Pasi konfirmoi ndarjen nga Keyan, Bebe Rexha në një lidhje? Veprimi i fundit i këngëtares tregon çdo gjë


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha kohët e fundit ka ‘rrëmbyer’ vëmendjen e mediave rozë.

Vetëm një javë më parë teksa po performonte në koncertin e saj në Londër, mes lotësh artistja iu ka dhënë fund zërave duke konfirmuar publikisht ndarje nga partneri i saj, Keyan Safyarion.

“Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe më duhet ndihma juaj”, u shpreh këngëtarja.

Ndarja 3-vjeçare e ish-çifti ndodhi pasi Keyan i kishte dërguar një mesazh Bebes duke i treguar që ajo ishte shëndoshur shumë.

Mirëpo pas ndarjes së bujshme, mesa duket Bebe ka rigjetur sërish dashurinë.

Së fundmi këngëtarja ka postuar në InstaStory një foto krah një mashkulli, ndërsa dyshja shfaqeshin të përqafuar me njëri-tjetrin dhe dukeshin mjaft të lumtur.

Kjo foto nxiti zërat se këngëtarja mund të ketë gjetur sërish dashurinë, megjithatë nuk dihet nëse mashkulli misterioz është i dashuri i saj i ri, apo ndonjë koleg.

 

 

© Panoramaplus.al