Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Selena Gomez shpesh herë kanë treguar që kanë një raport të mirë me njëra-tjetrën.

Mirëpo së fundmi ka ndodhur një ‘krisje’ mes shoqërisë së tyre, pasi dyshja e kanë hequr nga Instagrami njëra-tjetrën.
Mirëpo teksa ditën e djeshme Selena ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga bashkëpunimi me ‘Versace’, ndërsa e ka mbështetur atë publikisht Dua Lipën me komentin epik.
Në fotot e publikuara Selena ka pozuar pranë një valixheje, teksa kishte veshur një fustan në ngjyrë të zezë me disa pika shumë ngjyrëshe dhe krahas saj ka shkruar: “Pak Versace, memoneti i Duas”.
Megjithatë nuk ka kaluar shumë kohë dhe postimi i saj është komentuar nga Dua e cila ka shkruar: “Angleeeee!!!”

Ndonëse një burimi afërt me vajzat tha për revistën People se heqja e followit në Instagram nuk është aq dramatike, ky veprim i vajzave ka treguar që marrëdhënia e tyre është rregulluar.


