Pas ndarjes së bujshme nga ish- parnterja e tij Keisi, reperi i njohur Stresi ka qenë mjaft diskret për sa i përket jetës së tij sentimentale.

E së fundmi reperi i ka habitur të gjithë duke konfirmuar romancën e tij të re. Artisti publikoi një foto me vajzën e cila i ka rrëmbyer zemrën por duke mos e zbuluar identitetin e saj.
“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, shkroi Stresi krahas fotos, ku identitetin e partneres së re e kishte mbuluar me një emoji me sytë me zemra. Por ajo çka mund të vihet re është se bukuroshja është brune.

Mirëpo së fundmi në rrjet po qarkullojnë zërat se vajza që i ka rrëmbyer zemrën Stresit quhet Erzenida dhe është 18 vjeç (gjithashtu 18 vite më e vogël se artisti).

Një ndër detajet që e ka nxjerrë zbuluar Erzenidën është tatuazhi që ajo ka në sup, i cili vihet re dhe në fotot e tjera të saj.


Sakaq duket se 18 vjeçarja e ka shoqëruar reperin në një nga koncertet e tij pasi të dy ndodhen në Sarandë.

© Panoramaplus.al

