Xixa, stil ekstravagat, aksesorë të ndryshëm.

Të gjithë këto detaje i shkojnë përshtat emrit të Era Istrefit. Këngëtarja gjithmonë ka habitur dhe frymëzuar me paraqitjen e saj.
Së fundmi ka bërë përshtypje postimi i rradhës i këngëtares e cila duke me vetulla të mbuluar me gurë. Siç e kemi parë, këtë sezon gurët ne make up kanë qenë shumë në modë, por që të mbulohen vetullat të gjitha s’kanë guxuar shumë.
![]()
Mirëpo kur bëhet fjalë për Erën, kjo nuk është dicka që mund të na habisë në fakt.
![]()
Kujtojmë që pikërisht një detaj në paraqitjen e saj bëri që Era Istrefi të niste një “sherr virtual” me Dafina Zeqirin.
Fillimisht Isterfi e akuzoi Zeqirin se i ka kopjuar vathët por më pas e fshiu. Ajo publikoi një status tjetër ku shkruante: “U funny(je qesharake)”.

Si kundër përgjigje Dafina postoi më pas të tjera foto me vathët “e famshëm” në Instagram dhe po ashtu ndryshoi “captionin” e postimit duke shkruar: “Çfarë është e rëndësishme me perlat është gruaja që i vesh ato”.


