1 Prill, 2024

FOTO/ Pas përjashtimit të Egla Cenos nga “BBV”, reagon ish-opinionistja: Të dënohen Meritoni-Ilnisa… Çifti do shkojnë të martën ‘kokë më kokë’ në televotim?


Egla Ceno ditën e djeshme u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, një vendim ky që produksioni e mori pasi aktorja i hodhi verën në kokë dy herë Meriton Mjekiqit.

Menjëherë pas largimit të banores nga shtëpia, ka reaguar edhe ish-opinionistja e “Big Brother VIP 1”, Balina Bodinaku.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka treguar se vendimi që produksioni mori kundrejt Eglës ishte i drejtë, por sipas saj që kjo drejtësi të shkojë deri në fund duhet që çifti Meritoni dhe Ilnisa të shkojnë në një nominim “kokë më kokë”.

Që vendimi që ‘Vëllai i Madh’ mori, me të drejtë për Eglën të jetë deri në fund i drejtë, duhet dhe që çifti Meriton-Ilnisa të dënohen për përndjekjet e vazhdueshme dhe jo normale ndaj Eglës. Një mënyrë mund të ishte që ne të martën të kishim një nominim ‘kokë më kokë’ Ilnisa-Meriton”, ka shkruar Balina.

© Panoramaplus.al