22 Gusht, 2023

FOTO/ Pas ndarjes së bujshme nga Britney Spears, Sam Asghari shfaqet për herë të parë në publik


Pas ndarjes së bujshme nga Britney Spears, Sam Asghari është fotografuar për herë të parë në publik.

Modeli i cili i dha fund ndarjes pas 6 vitesh nga artistja, u pa i vetëm duke shëtitur qenin e tij.

Detaji që u vu re ishte se aktori e kishte hequr nga dora unazën e tij të martesës tashmë.

Ndryshe nga Sam, Britney i habiti të gjithë fansat e saj në Instagram teksa publikoi një video ku shfaqej me një grup meshkujsh, ku njëri prej tyre po i lëpinte këmbën për një moment.

Kujtojmë se Sam u shpreh se ka marrë vendimin për tu ndarë për “dallime të papajtueshme”.

“Pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirën.”, shkroi ai.

Çifti u fejua në shtator 2021 dhe u martuan në një ceremoni të vogël, por të mbushur me yje në qershor 2022.

Por çifti u ndanë pas akuzave të balerinit për tradhti dhe dhunë.

Sipas padisë për divorc të paraqitur nga Asghari në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, ai kërkon që mbështetja bashkëshortore dhe tarifat e avokatëve të paguhen nga Spears.

Modeli u takua me këngëtaren ndërsa ajo po xhironte videoklipin e këngës së saj Slumber Party në 2016.

Çifti u martuan në një dasmë private dhe luksoze në shtëpinë e superyllit në Thousand Oaks, Kaliforni ku ishin të ftuar shumë njerëz të famshëm duke përfshirë Paris Hilton, Madonna dhe Dreë Barrymore.

© Panoramaplus.al