Ish- çifti, Joe Jonas dhe Sophie Turner, janë parë me njëri-tjetrin pas lajmit të ndarjes së tyre e cila shkaktoi goxha zhrmë në rrjet.

Dyshja duket se po përpiqen të kalojnë kohë me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve që ndajnë bashkë, pasi u panë duke ngrënë drekë së bashku me dy vajzat e tyre. Kjo vjen vetëm disa ditë përpara se aktorja e Game of Thrones të padiste aktorin për kujdestarinë e fëmijëve, pasi thuhej se ai po i mbante larg saj.
Sipas TMZ, çifti i ndarë u kap duke drekuar si një familje e madhe të hënën. Fotografitë e siguruara nga media tregojnë aktoren dhe këngëtarin me vajzat e tyre të ulura së bashku në Momofuku Noodle Bar Uptoën në Nju-Jork.

Media citoi një dëshmitar okular i cili ishte shprehur se: “Nuk kishte shenja telashesh mes çiftit të ndarë”.
Pas daljes së tyre, Sophie ngriti një padi kundër Joe, duke e akuzuar atë për mbajtjen e paligjshme të vajzave të tyre. Joe iu kundërpërgjigj akuzave, duke thënë se ai thjesht po ndiqte urdhrat e gjykatës në Florida. Ligji i Floridas nuk lejon zhvendosjen e fëmijëve në mes të paraqitjes së divorcit.

© Panoramaplus.al

