10 Gusht, 2023

FOTO /Pas ndarjes nga Kylie Jenner, Travis Scott në një lidhje dashurie? Reperi kapet ‘mat’ me vajzën misterioze


Reperi i njohur Travis Scott vetëm disa orë pas koncertit të tij “Astroworld” është parë duke darkuar me një vajzë, identiteti i së cilës akoma nuk është bërë i ditur.

Sipas një burimi për Daily Mail, ‘artisti dhe vajza misterioze dukeshin mjaft të afërt teksa po shijonin picat në një restorant në lagjen e modës ‘Monti’ të Romës’.

Femra misterioze kishte veshur një palë xhinse të gjera një bluzë të shkurtër dhe një palë atlete të bardha.

Nga ana tjetër Travis kishte veshur një palë pantollona në ngjyrë të zezë dhe një bluzë gri.

Kujtojmë që reperi është në kërkim  të dashurisë pasi disa muaj më parë në rrjet qarkulluan lajme se ai dhe partnerja e tij Kylie Jenner i kanë dhënë fund lidhjes së tyre nga e cila dyshja kanë dy fëmijë së bashku,  vajzën 5-vjeçare Stormi Webster, dhe djalin Aire.

 

© Panoramaplus.al