Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha disa ditë më parë është goditur në fytyrë me telefon teksa po performonte në një koncert në New York.

Artistja është dërguar me urgjencë në spital ku ka marrë mjekimin e duhur, ndërsa disa orë më pas ajo ka bërë një postim në Instagram duke treguar gjendjen e saj shëndetësore.
“Jam mirë”,shkroi ajo krah fotove të publikuara.

Së fundmi u zbulua edhe personi që ka ba bërë sulmin ndaj këngëtares, ai është 27-vjeçari Nicolas Malvagna, i cili është arrestuar dhe pritet që të dalë në gjyq me 31-korrik dhe rrezikon që dënohet me1 vit burg.

Mirëpo në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe i dashuri i Bebes, producenti i njohur Keyan Safyari përmes një postimi në Instagram.

Teksa ka publikuar në InstaStory një foto krah këngëtares, ai ka bërë edhe një shkrim të veçantë për partneren e tij.
“Krenar me këtë grua. E fortë. E bukur. E talentuar. Inteligjente dhe e ashpër sa thonjtë! Të dua”, ka shkruar i dashuri i Bebes, Keyan.

© Panoramaplus.al

