27 Shtator, 2022

(FOTO) Pas hundës radhën e ka…! Ish-konkurentja e Përputhen bën një tjetër ndryshim në pamje


Pasi realizoi dëshirën që kishte prej kohësh që ishte rimodelimi i hundës së saj, Efi ka bërë një tjetër ndryshim në pamje.

Efigjenia Dhedhes e njohur nga publiku si Efi i Për’puthen së fundmi ka surprizuar duke u shfaqur me baluke. Mesa duket ish-konkurentja e emisionit të dashurisë nuk i ka rezistuar dot trendit të këtij sezoni duke u shfaqur me atë model flokësh. Duhet ta pranojmë që ndonëse “ndryshe”, Efi duket shumë bukur.

“Ishte koha për një ndryshim,”-shkruan Dhedhes në Instastory.

Më herët lajmin për ndërhyrjen në hundë e bëri me dije vetë Efi dy ditë më parë në profilin e saj në Instagram. Ndër të tjera ajo u shpreh se kjo ka qenë një dëshirë e saj prej kohësh, ndonëse deri tani ka qenë në një dilemë për ta bërë ose jo.

Kujtojmë që Efigjenia është një nga ish-konkurentet më të përfolura të sezonit të tretë të Përputhen. Gjatë rrugëtimit të saj në emisionin e dashurisë ajo zhvilloi shumë takime me Samiun, ndonëse marrëdhënia e tyre nuk vijoi më tej dhe ajo doli vetëm nga programi.

Pak kohë më vonë ajo iu bashkua një tjetër reality-show, Kepit të Tundimeve.

efi

© Panoramaplus.al